75 Mall Live Search
10:05 / E Shtunë, 04 Maj 2019 / indeksADMonline

Gjenden predha artilerie të luftës së dytë botërore në plazhin e Shën Vasilit

Zhytësit dhe xhenierët e Forcave të Armatosura në Shqipëri, nxorën nga deti 12 predha artilerie dhe një bombë aviacioni, të gjitha nga Lufta II Botërore në plazhin e Shën Vasilit në Karaburun.

Ministrja e Mbrojtjes në Qeverinë e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka thënë se pushuesit sivjet do ta gjejnë më të sigurt plazhin e Shën Vasilit në Karaburun.

“Zhytësit dhe xhenierët e Forcave të Armatosura nxorën nga deti 12 predha artilerie dhe 1 bombë aviacioni, të gjitha nga Lufta II Botërore dhe që rrezikonin jetën e pushuesve”, ka shkruar ajo në Facebook.