75 Mall Live Search
09:37 / E Enjte, 25 Korrik 2024 / FR

Gjenden tri granata dore në Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën një person ka raportuar se duke punuar ka hasur mjete shpërthyese në Fushë-Kosovë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi për deminim i FSK-së ka tërhequr nga vendi i ngjarjes tri mjete të dyshuara granata dore.

“Rr. Tahir Zemaj, Fushë-Kosovë 24.07.2024-09:45. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar, ka hasur në mjete të dyshuara shpërthyese. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi për deminim i FSK-së  ka tërhequr nga vendi i ngjarjes tri mjete të dyshuara granata dore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.