20:51 / E Mërkurë, 13 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Gjendet 15 vjeçari i humbur nga Gjakova (Foto)

Gjatë ditës së sotme u raportua pothuajse në çdo media e rrjet social për zhdukjen e një djali 15 vjeçar nga Gjakova.

Familja e Pal Hisenit, i moshës 15 vjeçare kishin bërë të ditur detajet e zhdukjes së tij shkruan Indeksonline

“Dje në orës 12:00 të ditës, gruaja e ka sjellë deri në rrugën ‘Gjon Nikollë Kazazi’, dhe aty është ndalur te një qebaptore për të ngrënë drekë, kurse gruaja ka vazhduar për në shtëpi.Djali ka pasur për të shkuar në shkollë në orën 13:00 në vitin e parë në gjimnaz. Në 12:33 minuta, sipas policisë, telefoni i tij është ndalur dhe nuk kemi asnjë kontakt”, ka thënë babai i tij gjatë ditës.

Por në orët e vona të mbrëmjes bëhet e ditur se djali 15 vjeçar tashmë është gjetur. Madje thuhet se ai ka informuar familjen e tij se është në Mitrovicë.

E kjo gjë është konfirmuar edhe nga familjarët të tij që kanë falënderuar përmes rrjeteve sociale të gjithë që kanë ndihmuar në gjetjen e tij ./Indeksonline/

http://indeksonline.net/babai-i-djalit-te-zhdukur-ne-gjakove-jep-detaje-si-ka-ndodhur-rasti/