75 Mall Live Search
21:34 / E Martë, 07 Janar 2020 / indeksADMonline

Gjendet 4 vjeçarja e cila humbi në mal, për gjatë 5 ditëve ajo piu ujë dhe hëngri fruta mali

Një vajzë katër vjeçare kishte humbur për pesë ditë në një mal në Brazil dhe kishte mbijetuar e vetme duke ngrënë fruta dhe duke konsumuar ujë lumi.

Ana Vitoria Soares Cardosa ishte zhdukur me 29 dhjetor derisa ishte duke lozur me motrën e saj tetë vjeçare në një zonë rurale të komunitetit Rio Maniva në veri të Brazilit, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Ajo është gjetur pas pesë ditësh e dehidruar dhe me disa gërvishtje.

Famija kishte ftuar shërbimin e emergjencave dhe tre zhytës për të ndihmuar në kërkimin dhe shpëtimin e Anas.

Mirëpo me 2 janar, 4 vjeçarja e cila është njëra nga 9 fëmijët e familjes ishte gjetur nga kushëriri i saj në pyll, përkatësisht rreth 2 kilometra nga vendi ku ishte zhdukur.

Nëna e Anas, Rosileta i’u kishte thënë gazetarëve që vajza e saj mbijetoi duke ngrënë fruta dhe duke konsumuar ujë në lum.

Ajo po ashtu nuk ishte në gjendje të ecte dhe ishte dërguar në spital në qytetin e Santanas për t’u kontrolluar dhe rikuperuar./Indeksonline/