Gjendet aktorja që u zhduk një javë më parë

Ditë më parë u raportua që aktorja e njohur Tanya Fear është zhdukur.
Pasi nuk kishte asnjë shenjë nga ajo, ishin familjarët ata të cilët përhapen lajmin dhe kërkuan ndihmë nga të gjithë, transmeton Indeksonline.
Menaxheri i saj dha lajmin e mirë.
Aktorja është gjendur të hënën nga oficerët e policisë.
“Ne e kuptojmë që ajo nuk është dëmtuar fizikisht, por si një masë paraprake, po vlerësohet në një spital lokal,” tha Cole në një deklaratë për NBC News./Indeksonline/