75 Mall Live Search
09:25 / E Mërkurë, 25 Shkurt 2026 / KV

Gjendet drogë në dy raste te të burgosurit, në Dubravë

Dy raste të posedimit të substancave narkotike janë evidentuar gjatë muajit shkurt në Qendrën Korrektuese në Dubravë, ku zyrtarët korrektues kanë gjetur dhe sekuestruar sasi të marihuanës brenda hapësirave të burgut, transmeton IndeksOnline.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti i parë është regjistruar më 12 shkurt 2026, rreth orës 14:30, gjatë patrullimit mes pavionit 3 dhe 4, ku janë gjetur rreth 4 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Ndërkaq, rasti i dytë ka ndodhur më 23 shkurt 2026, rreth orës 13:30, gjatë patrullimit në shëtitoren e pavionit 3, ku janë sekuestruar rreth 3 gramë marihuanë. Për të dy rastet është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të zbuluar se si substancat narkotike kanë arritur të futen brenda qendrës korrektuese./IndeksOnline/