75 Mall Live Search
14:31 / E Martë, 19 Mars 2024 / k.v

Gjendet e gjallë e moshuara e cila ishte zhdukur në rajonin e Dragashit

Një grua e moshuar e cila është raportuar dje e zhdukur në rajonin e Dragashit, sot është gjetur e gjallë, transmeton IndeksOnline.

Lajmin për gjetjen e saj e kanë dhënë familjarët përmes rrjeteve sociale.

Për këtë rast kishte reaguar mbrëmë edhe kryetari i komunës, Bexhet Xheladini.

Ai i kishte bërë thirrje të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë të dalin në kërkim të zonjës në fjalë.

Për të kërkuar të moshuarën sot ishte angazhuar edhe njësiti i kërkim shpëtimit./IndeksOnline/