75 Mall Live Search
14:45 / E Enjte, 31 Korrik 2025 / k.v

Gjendet e mitura që u raportua e zhdukur në Mitrovicë të Veriut

Një vajzë e mitur që ishte raportuar si e zhdukur më 26 korrik në Mitrovicë të Veriut është gjetur e sigurt.

Ajo është paraqitur në stacionin policor më 30 korrik, e shoqëruar nga prindi i saj, thuhet në postimin e policisë në Facebook.

Rasti ishte denoncuar nga familjarët, të cilët kishin raportuar largimin e saj nga banesa pa lënë ndonjë gjurmë.

“Pas njoftimit, Policia e Kosovës kishte ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative dhe hetimore, përfshirë njoftimin e pikave kufitare dhe stacioneve të tjera policore.

Prokurori i Shtetit kishte urdhëruar inicimin e rastit si “Person i zhdukur”, ndërsa hetimet kishin vazhduar deri në momentin e paraqitjes së saj.

Policia e Kosovës bëri të ditur se rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt dhe njëherësh u bëri thirrje qytetarëve që në raste të ngjashme të bashkëpunojnë duke raportuar menjëherë çdo rast në numrin emergjent 192, për të mundësuar reagim të shpejtë dhe efikas”.