Gjendet e mitura që u zhduk ditë më parë në Gjilan, arrestohet bashkëjetuesi i saj

Vajza që ishte raportuar ditë më parë e zhdukur në Gjilan, është gjetur në shtëpinë e një burri.
Policia ka arrestuar të dyshuarin, nën dyshimin se po bashkëjetonte me personin nën moshën 16-vjeçare.
“Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që në shtëpinë e tij është gjetur viktima f/k, e cila ditë më parë ishte raportuar si person i humbur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.