75 Mall Live Search
14:48 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Gjendet e ngordhur në breg të Divjakës kafsha e rrallë (Foto)

Lundërza është një gjitar i dimensioneve mesatare, që rritet zakonisht pranë lumenjve dhe liqeneve. Kjo specie e rrezikuar për zhdukje është prezente edhe në Parkun Kombëtar “Divjakë- Karavasta”. Ushqehet zakonisht me peshk dhe mungesa e ushqimit i shtyn ato deri në breg të detit.

Janë ekzigjent ndaj pastërtisë së ujërave. Përdorimi pa kriter i kimikateve në bujqësi, ndotja e ujërave dhe ngecja në rrjetat e peshkatarëve kanë ndikuar ndjeshëm në rënien e numrit të tyre.

Ky ekzemplar femër, për fat të keq, ka rënë në rrjetat e peshkimit dhe ka ngordhur për mungesën e oksigjenit.