75 Mall Live Search
14:33 / E Premte, 19 Shtator 2025 / Z S

Gjendet e pajetë një shtetase amerikane në Shkodër

Një shtetase amerikane është gjetur e pajetë në banesën që kishte marrë me qira në Shkodër.

Policia bën të ditur se rreth orës 12:30, në lagjen “Gjuhadol”, është gjetur pa shenja jete, në banesën që kishte marrë me qira, shtetasja amerikane Ch. S., 63 vjeçe, shkruan A2 CNN.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ajo ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës./Indeksonline/