Gjendet e vdekur ish e dashura dhe nëna e fëmijëve të Floyd Mayweather

Boksieri i njohur, Floyd Mayweather ka marrë një lajm trishtues këtë javë.
Jose Harris është gjetur e vdekur në veturën e saj nga policia e Los Angeles mbrëmjen e së hënës, shkruan Indeksonline.

Ajo është ish e dashura dhe nëna e 3 fëmijëve të Mayweather, dhe vdiq në moshën 40 vjeçare.
Ndërsa për rrethanat e tjera të vdekjes së saj policia amerikane nuk ka dhënë ndonjë prononcim. /IndeksOnline/
