75 Mall Live Search
13:29 / E Diele, 10 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Gjendet e vdekur në hotel këngëtarja (Foto)

Këngëtarja e njohur britanike Daniella Obeng ka ndërruar jetë. Ajo është gjendur e vdekur në dhomën e hotelit në Katar.

Këngëtarja 32 vjeçare ishte zhvendosur në atë vend për shkak të punës, shkruan TheSun.

Ajo ishte nënë e një fëmije, ndërsa thuhet që prej vitesh vuante nga epilepsia dhe tumori në tru, që dyshohen të jenë edhe shkaktarët e vdekjes së saj.

Daniella u gjet e vdekur në dhomën e hotelit ku po qëndronte, më pak se një javë pasi arriti në Katar.

I dashuri i saj, i shkatërruar nga mërzia tha se Daniella kishte fituar punë në Katardhe se gjendja e saj shëndetësore kishte qenë më e mirë kohën e fundit.