75 Mall Live Search
14:42 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

Gjendet e vdekur në makinë, ish – e dashura e Floyd Mayweatherit me të cilën ka 3 fëmijë

Josie Harris – e cila ka 3 fëmijë me bokserin, Floyd Mayweather, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Valencia, të hënën në mbrëmje në Kaliforni,  konfirmon TMZ.

Burimet thonë se zyrtarët u thirrën në shtëpinë e saj rreth orës 9:30 të mëngjesit dhe gjetën 40-vjeçaren Harris pa ndjenja në makinën e saj, transmeton Indeksonline.

Ajo u shpall e vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa rasti i vdekjes është duke u hetuar, teksa ka prentendime që mund të jetë vetëvrasje.

Josie kishte një marrëdhënie tronditëse me Mayweather. Ai u dënua për sulmimin e saj në një incident të dhunës në familje në vitin 2010 dhe i cili më vonë u dënua 2 muaj me burgim.

Harrisi pretendon se ajo ishte abuzuar në 6 raste të ndryshme. Por çështja penale ishte përqendruar rreth një incidenti të shtatorit 2010 kur Harrisi pretendoi se Floydi hyri në shtëpinë e saj në Vegas, ndërsa ajo flinte dhe pastaj e sulmoi para fëmijëve të tyre.

Vite më vonë, Mayweather mohoi pretendimet e dhunshme gjatë një interviste me Katie Couric …, duke thënë: “A e kam mbajtur një grua që përdorte drogë? Po, unë e bëra. Kështu që nëse ata thonë se kjo është dhuna në familje, atëherë, ju e dini çfarë? jam fajtor. Unë jam fajtor që kam frenuar dikë. “

Harrisi u zemërua nga intervista dhe më vonë paditi Mayweatherin për më shumë se 20 milionë dollarë për shpifje./Indeksonline/