75 Mall Live Search
13:55 / E Premte, 07 Qershor 2019 / indeksADMonline

Gjendet e vdekur në rrugë një grua në Prishtinë

Një e moshuar ka vdekur sot në mesditë në Prishtinë, për shkaqe akoma të panjohura.

Vdekjen e të moshuarës e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, viktima është një femër 78 vjeçare, e cila u gjet e shtrirë në trotuar.

“Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën  për  një person të shtrirë në trotuar, në rrugën ‘Ilir Konushevci’ në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës (femër) rreth 78 vjeç”, ka thënë aHMETI.

Ajo ka theksuar se tani me rastin po merren njësitet përkatëse. /Indeksonline/