19:38 / E Mërkurë, 13 Janar 2021 / Blerim

Gjendet e vdekur një femër brenda një veture në Partesh

Rreth orës 17:30 një femër e moshës 56-vjeçare është gjetur pa shenja jete brenda një veture.

Rasti ka ndodhur në Komunën e Parteshit, ndërsa viktima është punëtore e një picerie në Gjilan.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonlinen edhe zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjilanit, toger Ismet Hashani.

“Sot  rreth orës  17:24  jemi  njoftuar nga qendra emergjente 112 se në Partesh një veturë është ndalur midis rrugës ku gjendet një femër që dyshohet se është pa shenja jete.

Ndihma parë ka shkuar në atë lokacion dhe mjeku kujdestar ka konstatuar se personi ishte pa shenja jete. Rrethanat e vdekjes janë duke u hetuar”, ka thënë Hashani.

Trupi i pajetë i viktmës është dërguar për obduksion.