75 Mall Live Search
09:34 / E Hënë, 16 Shtator 2024 / k.v

Gjendet e vdekur një femër në Prishtinë, policia nis hetimet

Një femër është gjetur e vdekur të dielën në Prishtinë. Policia ka bërë të ditur se rasti po hetohet nga njësitet përkatëse, transmeton IndeksOnline.

“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima, femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjens. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nuk dihet se kur ka ndodhur vdekja, mirëpo trupi i pajetë është gjetur në vikend./IndeksOnline/