75 Mall Live Search
10:23 / E Mërkurë, 17 Korrik 2024 / k.v

Gjendet e vdekur një grua në banesën e saj në Lipjan, policia nis hetimet

Një grua është gjetur mbrëmë pa shenja jete në banesën e saj në Lipjan, transmeton IndeksOnline.

Policia më të pranuar informatën ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat që kanë quar te vdekja.

Sipas policisë, rasti është raportuar rreth orës 22 e 40 minuta.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete në banesën e saj viktima femër kosovare, ku vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Lidhur me rastin njësitet përkatëse kanë dalë në vendngjarje dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë./IndeksOnline/