75 Mall Live Search
08:54 / E Shtunë, 11 Qershor 2022 / A. M.

Gjendet e vdekur një grua në Pejë, policia jep detajet

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është gjetur pa shenja jete dje në një banesë në Pejë.

Trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

“Në një banesë është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, njoftoj policia.