75 Mall Live Search
09:40 / E Enjte, 01 Shkurt 2024 / k.v

Gjendet e vdekur një grua në Podujevë, policia nis hetimet

Një femër është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Podujevë, të mërkurën rreth orës 13:00, transmeton IndeksOnline.

Policia me të pranuar informatën ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat që kanë quar deri të vdekja.

Për rastin është njoftuar menjëherë prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar policinë për të kryer hetimet.

Me vendim të tij, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./IndeksOnline/