75 Mall Live Search
08:38 / E Shtunë, 20 Gusht 2022 / A. M.

Gjendet e vdekur një grua në Shirokë të Suharekës

Gjatë ditës së djeshme një grua është gjetur pa shenja jete në fshatin Shirokë të Suharekës.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur dje paradite.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.