13:04 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

Gjendet granatë dore e prodhimit Italian në një fshat të Malishevës

Në fshatin Trujak të Malishevës një ankues ka njoftuar policinë se ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer.

Patrulla policore ka gjetur dhe ka siguruar vendin e ngjarjes.

Njësiti për deminim “EOD“-FSK-së, kanë identifikuar mjetin e dyshuar, bëhet fjalë për granatë dore prodhim italian i vitit 1945.

Mjeti i dyshuar-granata e dorës në vendin e ngjarjes në mënyrë të sigurt dhe pa asnjë problem është shpërthyer./Indeksonline/

 

Temat: