07:27 / E Hënë, 16 Tetor 2017 / indeksADMonline

Gjendet granatë dore në podrumin e një ndërtese në Gjakovë

Një qytetar shqiptar ka raportuar në polici se ka hasur në një mjet të pashpërthyer.

Bëhet fjalë për një granatë dore, që qytetari e ka gjetur në podrumin e një ndërtese në Gjakovë.

Lokacioni i granatës ishte në rrugën “Brdhyl Qaushi”, ndërsa njësia e FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit shpërthyes në mënyrë të sigurtë, njofton Policia e Kosovës./AktivPress