75 Mall Live Search
09:04 / E Hënë, 06 Qershor 2022 / B O

Gjendet granatë dore në qendër të Mitrovicës!

Një granatë dore është gjetur në orët e para të së hënës në rrugën “Shemsi Ahmeti”, në Mitrovicë. Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Njësitet përkatëse policore për deminim janë marrë me rastin dhe kanë larguar mjetin pa u shkaktuar rrezik.

“Gjatë natës në rrugën ‘Shemsi Ahmeti’ në Mitrovicë, është raportuar për një mjet të pashpërthyer (granatë dore). Njësitet përkatëse policore për deminim janë marrë me rastin dhe kanë larguar mjetin”, ka thënë Zahiti./Indeksonline/