17:15 / E Martë, 05 Janar 2021 / OSH

Gjendet ‘helmeta Ilire’ në Kroaci, arkeologët: I përket një luftëtari elitar ilir

Një helmetë greke, e cila thuhet se i përket shekullit i 4-të para Krishtit është gjetur në Kroaci. Mediat e huaja, bëjnë me dije se helmeta është gjetur në një varr në Zakotarac, në Dalmacinë e Jugut dhe sipas arkeologëve ajo i përket një një luftëtari që është varrosur aty rreth 2000 vjet më parë.

Daily Mail shkruan se helmeta e zbuluar  njihet si “Helmeta ilire”, por historianët grekë kanë thënë se helmeta është përdorur fillimisht në Greqinë antike në shekullin e 5-të para erës sonë, ndërsa ilirët sipas tyre e kanë përdorur atë në shekullin e 4-të para erës sonë.

Ndërkohë mësohet se bashkë me helmetën, brenda varrit arkeologët kroatë kanë zbuluar edhe objekte të tjera si monedha, mbetje anijesh, shumica e të cilave sipas arkeologëve i përafrohen më shumë me ato që kanë lidhje me Greqinë antike.

Sipas arkeologëve, “Helmeta ilire” është përdorur nga luftëtar elitar ilir.

Ndërkohë ata thonë ndër të tjera se mbetjet e gjetura në zonë mund të kenë ardhur aty nga piratët ose kanë qenë pjesë e luftëtarëve që kanë marrë pjesë në ndonjë nga betejat antike të zhvilluara aty.