Gjendet i gjall futbollisti gjerman që besohej se kishte vdekur në vitin 2016

Ish futbollisti gjerman Hiannick Kamba, supozohej se kishte vdekur pas një aksidenti automobilistik në vitin 2016 mirëpo siç duket e vërteta nuk qëndron kështu.
Kjo pasi që futbollisti u zbulua se është gjallë dhe po jetonte në Gjermani, transmeton IndeksOnline.

Ish futbollisti që tani është 33 vjeçar mendohet se kishte vdekur më 9 janar 2016, kurse klubi i tij Vfb Huls, e kishte quajtur atë si një futbollist energjik.
Tani, autoritetet kanë filluar një hetim të mashtrimit të sigurimeve që përfshin një grua 39-vjeçare, për të cilën besohej se ishte e martuar me Kamba./IndeksOnline/.