75 Mall Live Search
20:32 / E Mërkurë, 16 Korrik 2025 / Z S

Gjendet i pajetë në makinë një 29-vjeçar në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në zonën e “Astirit” në Tiranë, ku një i ri është gjetur pa shenja jete brenda automjetit të tij.

Mësohet se viktima është shtetasi E.D., rreth 29 vjeç, i cili është konstatuar i pajetë nga familjarët në parkimin e pallatit ku banonte, raporton A2CNN.

Sipas burimeve paraprake, nga këqyrja e jashtme nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkakun e vdekjes./Indeksonline/