Gjendet i pajetë pranë Portit të Durrësit, dyshohet se është emigrant sirian

Trupi i një djali të ri u gjet sot pasdreke i pajetë në Portin e Durrësit dhe dyshimet kryesore janë që viktima është një emigrant sirian që është mbytur në rrethana të paqarta.
Dyshohet se djaloshi fatkeq po kalonte ilegalisht nga porti drejt Italisë.
I ndjeri u gjet në afërsi të barkave të peshkimit. Trupi u gjet mbi ujë dhe u nxor nga peshkatarët siç shihni foton që publikoi portali lokal Durrëslajm.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivët e Policisë, ku nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor megjithatë thotë se po punon për identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.