75 Mall Live Search
12:04 / E Enjte, 26 Qershor 2025 / FR

Gjendet i shtrirë në rrugë pa shenja jete një person në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 10:50 në rrugën “Hamez Jashari” në Ferizaj është gjetur i shtrirë në tokë pa ndjenja.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli, ku njoftoi se sipas mjekut viktima ka ndërruar jetë në vendngjarje l, si pasojë e një vdekjeje natyrale.

“Ju njoftojmë se sot, më datë 26.06.2025, rreth orës 10:50, në rrugën “Hamez Jashari” në Ferizaj, kemi pranuar një informacion se një person ishte i shtrirë në tokë pa ndjenja.

Patrulla policore ka reaguar menjëherë duke shkuar në vendngjarje, ndërsa është njoftuar edhe Emergjenca, e cila ka dalë po ashtu në vendin e ngjarjes. Sipas mjekut  viktima ka ndërruar jetë në vendngjarje l, si pasojë e një vdekjeje natyrale.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë hetimore të Stacionit Policor në Ferizaj për procedurat e mëtejme hetimore”, ka thënë Veseli për IndeksOnline.

Ndërsa ka bërë të ditur se viktima është identifikuar I. H, i moshës 74 vjeç./IndeksOnline/