10:13 / E Mërkurë, 10 Mars 2021 / OSH

Gjendet i vdekur Arben Asllani, i zhdukur dy vite më parë

Arben Asllani i cili para dy vjetëve ishte zhdukur, mbrëmë është gjetur trupi i pajetë i tij në ujërat e lumit Lepenc.

Siç raportojnë mediat e Maqedonisë së Veriut, trupi i pajetë deri në informatat e tashme është gjetur nga një banor i zonës, i cili e ka njoftuar edhe policinë.

Babai i tanimë të ndjerit Arben Asllani, Beqir Asllani, nuk u ndal së kërkuari ndihmë nga institucione për djalin e zhdukur, por ato dështuan në kërkimin e tij, duke mos ofruar asnjë informacion të vetëm.

Beqir Asllani edhe kishte organizuar disa protesta me familjarët e tjerë të të zhdukurve.

Arben Asllanit ishte zhdukur para banesës së tij më 23.01.2019. Trupi i pajetë i Arben Asllani është marrë nga policia për autopsi.