Gjendet i vdekur në afërsi të Hanit të Elezit, burri i zhdukur nga Vitia

Në afërsi të Hanit të Elezit është gjetur pa shenja jete Heset Rrahmani që ishte zhdukur që nga 14 janari.
Lajmin për IndeksOnlinen e ka konfirmuar majori Mehmetali Hajdini, shef i operativës rajonale.
“Po jam në vendin e ngjarjes dhe mund t’ju them se para gjysmë ore kemi identifikuar një veturë që ishte rrokullisur në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit, në një lartësi prej 100 metrave, ndërsa brenda automjetit është gjetur një kufomë”, tha Hajdini.
Kujtojmë se Rrahmani sipas familjarëve kishte edhe nënshtetësinë e Maqedonisë së Veriut dhe se më 14 janar rreth orës 14:00, kishte shkuar për vizitë te një kushëri në Shkup nga pika kufitare në Hanin e Elezit.