75 Mall Live Search
10:32 / E Diele, 17 Maj 2020 / indeksADMonline

Gjendet i vdekur në banesën e tij ambasadori kinez në Izrael

Ambasadori kinez në Izrael u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Tel Aviv të dielën, tha Ministria e Jashtme e Izraelit.

Du Eei, 58 vjeç, u gjet i vdekur në shtratin e tij në banesë në periferi të Herzliya, në veri të qytetit, shkruan DailyMail, transmeton Indesonline.

Asnjë shkak i vdekjes nuk është dhënë dhe policia izraelite tha që ishte duke hetuar rastin.

“Si pjesë e procedurës së rregullt, njësitë policore janë në vendin e ngjarjes”, tha një zëdhënës i policisë izraelite.

Ai u emërua ambassador në Izral në shkurt, në mes të pandemisë koronavirus, por shërbeu më parë si i dërguari i Kinës në Ukrainë .

Vdekja e ambasadorit vjen vetëm dy ditë pasi ai dënoi komentet duke vizituar Sekretarin e Shtetit të SHBA Mike Pompeo, i cili denoncoi investimet kineze në Izrael dhe akuzoi Kinën për fshehjen e informacionit në lidhje me shpërthimin e koronavirusit./Indeksonline/