11:33 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Gjendet i vdekur në banesën e tij, ish-prokurori Agron Matjani

Mëngjesin e sotëm është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prizren, ish- prokurori Agron Matjani.

Lajmin për Indeksonlinen e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale në Prizren, Shaban Osmanollaj.

Ai ka thënë se në mëngjes kanë marrë informacionin nga familjarët se është gjetur një person pa shenja jetë në banesen e tij.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Osmanollaj.

Në vendin e ngjarjes ndodhen të gjitha njësitet përkatëse të policisë, prokurorisë të cilët po punojnë në zbardhjen e këtij rasti./Indeksonline/