Gjendet i vdekur në Ferizaj një shtetas i Shqipërisë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje pasdite një person është gjetur i vdekur në një shtëpi në Ferizaj.
“Raportohet se në një shtëpi, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull Shqiptar shtetas i Shqipërisë. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.
Sipas policisë, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve. /Indeksonline/