75 Mall Live Search
09:04 / E Diele, 14 Janar 2024 / Gj. Sh

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Dragash

Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Shajne të Dragashit.

Policia ka njoftuar se ai jetonte i vetëm dhe se ka nisur hetimet për vdekjen e tij.

”Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij ku jetonte i vetëm. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime.”, thuhet në raportin e Policisë./IndeksOnline/