75 Mall Live Search
15:28 / E Enjte, 17 Dhjetor 2020 / k.v

Gjendet i vdekur një 45-vjeçar në Vllahi të Mitrovicës, policia nis hetimet

Sot rreth orës 09 e 40 minuta, është raportuar se në fshatin Vllahi të Mitrovicës është gjetur pa shenja jete një mashkull rreth 45-vjeç.

Policia ka konfirmuar rastin, ku sipas saj viktima ka inicialet A.B., rreth 45 vjeç.

“Njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka thënë Avni Zahiti, zëdhënës i policisë në Mitrovicë.

Rasti është iniciuar dhe po hetohet si “vdekje e dyshimtë”./IndeksOnline.