75 Mall Live Search
10:19 / E Hënë, 30 Maj 2022 / k.v

Gjendet i vdekur një 64-vjeçar në një mobilieri në rrugën Ferizaj-Prishtinë

Një person i moshës 64-vjeç, sot rreth orës 03:00, është gjetur pa shenja jete në një mobilieri në rrugën Ferizaj-Prishtinë, raporton IndeksOnline.

Policia me të pranuar informatën ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Dyshimet e para të policisë janë se 64-vjeçari ka kryer aktin e vetëvrasjes, mirëpo kjo do të zbardhet pas hetimeve përfundimtare.

Trupi i pajetë është dërguar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./IndeksOnline/