75 Mall Live Search
09:20 / E Diele, 21 Gusht 2022 / MSH

Gjendet i vdekur një burrë në Ferizaj

Është gjetur pa shenja jete një person në shtëpinë e tij.

Viktima, mashkull kosovar, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Ferizaj, dje rreth orës 14:30.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore si dhe mjeku kujdestar, ku ka konstatuar vdekjen e tij” thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion.