08:40 / E Shtunë, 16 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Gjendet i vdekur një burrë në Obiliq afër shtëpisë së tij, Policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është gjetur pa shenja jete në rrugë afër shtëpisë së tij në fshatin Lajthishtë të Obiliqit.

Policia ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës u është lënë familjarëve për të vazhduar me ritet dhe ceremoninë e varrimit.

Rasti është cilësuar si “hetim mbi vdekjen”.

“Nga QKMF-ja e Obiliqit është raportuar një rast – vdekje e personit mashkull kosovar. Viktima është gjetur pa shenja jete në rrugë afër shtëpisë së tij. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës u është lënë familjarëve për të vazhduar me ritet dhe ceremoninë e varrimit”, thuhet në raport./Indeksonline/