09:26 / E Premte, 14 Korrik 2023 / k.v

Gjendet i vdekur një person afër shtëpisë e cila ishte përfshirë në zjarr

Një person është gjetur pa shenja jete në afërsi të një shtëpie të pabanuar në Lipjan e cila ishte përfshirë mbrëmë vonë nga zjarri në rrethana ende të panjohura, transmeton IndeksOnline.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, zjarrfikësit të cilët e kanë fikur zjarrin dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti është në proces hetimor./IndeksOnline/