Gjendet i vdekur një person afër Skenderajt, policia nis hetimet

Një person është gjetur pa shenja jetë para pak minutave në fshatin Polac të Komunës së Skenderajt, transmeton media lokale ‘rajoni’.
Personi është gjetur i vdekur në natyrë ndërsa në vendin e ngjarjes menjëherë ka dalë policia dhe mjeku kujdestar.
Hetimet po vazhdojnë ndërsa deri më tani nuk është bërë i ditur identiteti i të vdekurit.
IndeksOnline ka pyetur policinë dhe është në pritje të përgjigjes