75 Mall Live Search
16:25 / E Mërkurë, 12 Mars 2025 / S Z

Gjendet i vdekur një person në Bërnjak të Zubin-Potokut, dyshohet për vetëvrasje

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Bërnjak të Zubin-Potokut.

Sipas policisë nga hetimeve fillestare dyshohet se ai ka bërë vetëvrasje, pasi në afërsi të trupit të tij është gjetur një revole.

Ai është gjetur pa shenja jetë në vikendicën e tij.

“Më 12.03.2025 rreth orës 13:00 policia është njoftuar se një person dyshohet se është pa shenja jete në fshatin Bërnjak të Zubin-Potokut. Njësitë relevante policore së bashku me stafin mjekësor kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në viktimën Z.P. 57 vjeç që ndodhej i shtrirë në pushimoren (vikendicën) e tij, ndërsa në afërsi të tij është gjetur një revole që sipas hetimeve fillestare dyshohet se ka bërë vetëvrasje. Ekipi mjekësor ka konstatuar se personi është pa shenja jete. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion“, thuhet në njoftimin e policisë.