Gjendet i vdekur një person në Durrës, dyshohet të jetë therur me thikë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, ku një person është gjetur i pajetë në banesën e tij.
Sipas të dhënave paraprake, siç raporton “Euronews”, dyshohet se viktima nuk ka humbur jetën për shkaqe natyrale, por është goditur me thikë.
Ngjarja është zbuluar vetëm pak minuta më parë, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilat kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë veprimet hetimore, raporton “Euronews”.
Identiteti i viktimës ende nuk është bërë publik, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit dhe identifikimin e autorit të dyshuar.