09:42 / E Enjte, 25 Nëntor 2021 / AR

Gjendet i vdekur një person në Ferizaj

Dje rreth orës 12:55 në Ferizaj është gjetur pa shenja jete një person.

Ai është hasur i shtrirë në dysheme, bën të ditur Policia në raportin 24 orësh.

“Ferizaj 24.11.2021-12:55. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se ka gjetur të shtrirë në dysheme një person. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa njësiti i emergjencës ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë u lirohet familjarëve për ceremoni mortore”./Indeksonline/