75 Mall Live Search
10:40 / E Hënë, 13 Qershor 2022 / MSH

Gjendet i vdekur një person në Gjakovë, nisin hetimet

Një person është gjetur pa shenja jete në një rrugë të Gjakovës.

Rasti ka ndodhur mbrëmë pas mesnate, rreth orës 02:50.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante, teksa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar” thuhet në njoftimin e policisë.