75 Mall Live Search
10:02 / E Enjte, 07 Tetor 2021 / AR

Gjendet i vdekur një person në Gjilan

Pasditen e djeshme në fshatin Pidiq të Gjilanit është gjetur i vdekur një person.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Fsh. Pidiq, Gjilan 06.10.2021 – 18:35. Është raportuar se viktima mashkull  kosovar ishte vërejte i shtrirë në fushë të hapur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”./Indeksonline/