75 Mall Live Search
09:21 / E Enjte, 27 Prill 2023 / AR

Gjendet i vdekur një person në Gjilan

Pasditen e djeshme në Gjilan një person është gjetur pa shenja jete.

Viktima sipas familjarëve kishte pasur probleme shëndetësore, njofton Policia.

“Gjilan 26.04.2023 – 16:37. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori. Viktima sipas familjarëve kishte pasur probleme shëndetësore. Me vendim të prokurorit  trupi i pa jetë iu është liruar familjarëve”./Indeksonline/