75 Mall Live Search
09:28 / E Hënë, 02 Janar 2023 / MSH

Gjendet i vdekur një person në Gllogoc, pranë vetes kishte pistoletë

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Gllogoc.

Policia njofton se rastin e kanë raportuar familjarët e tij, të cilët e gjeten viktimën pa shenja jete në një dhomë të shtëpisë së tij.

“Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Në vendin e ngjarjes janë gjetë dhe sekuestruar një pistoletë me dy fishek, dy predha dhe katër gëzhoja të fishekëve” thuhet në njoftim.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Rasti vazhdon të hetohet.