09:28 / E Shtunë, 04 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

Gjendet i vdekur një person në Mitrovicë, Policia jep detaje

Një person ka vdekur në rrugë, në Mitrovicën e Jugut.

Policia fillimisht u thirr për një person të alivanosur në rrugën “Selim Kalludra”, ndërsa me të mbërritur ekipi mjekësor, u konstatua vdekja e viktimës.

Ngjarja ndodhi paraditen e së premtes.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkohë që rasti është u hetuar.

Njoftimi i plotë:

Rr. Selim Kalludra, Mitrovicë 03.02.2023-10:10. Njësitet policore pas pranimit të informatës për një person të alivanosur kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në rrugë kanë gjetur pa shenja jete viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar. /IndeksOnline/