Gjendet i vdekur një person në Mitrovicë, policia nis hetimet

Të martën gjatë ditës, në ish shtëpinë e shëndetit në Mitrovicë, është gjetur një person i gjinisë mashkullore pa shenja jete, transmeton IndeksOnline.
Policia me të marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet përkitazi me rastin.
Vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipi mjekësor që kishte dalë po ashtu në vendin e ngjarjes.
Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pa jetë është dërguar për obduksion. Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë./IndeksOnline/